Pas 24 orësh hetime, është vënë në pranga 23-vjeçari Ledjon Ndoj, i dyshuar për plagosjen me armë zjarri të 30-vjeçarit Egzon Gegaj në Lezhë. Ngjarja ndodhi të martën pasdite në lagjen “Nënë Tereza” dhe dyshohet të ketë qenë shkaktuar nga një konflikt për motive të dobëta.
Gegaj u qëllua me armë dhe ka marrë plagë të rënda, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa autori është kapur dhe arrestuar.