Lëvizje të forta në kupolën e policisë së shtetit. Sot Edi Rama shkarkoi nga posti drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit, Gledis Nano.
Nuk mbushi as vitin në krye të policisë. U shkarkua. Arsyeja? Nuk arriti objektivat, sipas ministrit Çuçi. Drejtori i ri i komanduar do të jetë Tonin Vocaj.
Pas zyrtarizimit nga Çuçi, prezantimin e parë e bëri Edi Rama në dëgjesën për lojërat e fatit, duke iu referuar se ka bërë disa aksione të suksesshme.
Momenti ishte emocionues për Vocajn. Përpara shefit të tij që e emëroi, ai mbante në duar disa letra me statistika mbi operacionet kundër lojërave të fatit.
Kamerat gjatë transmetimit LIVE kapën momentet që në disa raste drejtorit të ri i dridheshin duart gjatë prezantimit të shifrave përpara kryeministrit.
Duket se emocionet e daljes së parë me detyrën e re kanë bërë punën e tyre.