-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Burgu ose lufta, lëvizja e fundit e Rusisë për kriminelët

Kryesoret

SHBA ka bërë të ditur se Rusia po përballet me mungesa të rënda të personelit ushtarak në Ukrainë dhe po kërkon mënyra të reja për të rritur nivelin e trupave të saj.

Sipas dy zyrtarëve amerikanë, Moska po kërkon anëtarë të shërbimit me kontratë për të kompensuar këto mungesa të personelit. Këtu po përfshihet edhe detyrimin e ushtarëve të plagosur për t’u rikthyer në luftë.

“Ushtria ruse po vuan nga mungesa të rënda të personelit në Ukrainë.

Ne besojmë se Ministria Ruse e Mbrojtjes (MOD) po kërkon të rekrutojë anëtarë të shërbimit me kontratë.

Kjo po ndodh për të kompensuar këto mungesa të personelit. Duke përfshirë edhe detyrimin e ushtarëve të plagosur për të rihyrë në luftime, duke marrë personel nga kompanitë private të sigurisë dhe pagesa e shpërblimeve për rekrutët”, tha një zyrtar amerikan për CNN.

Vlerësimi i fundit i SHBA-së bazohet në inteligjencën e reduktuar dhe të konfirmuar për CNN nga dy zyrtarë amerikanë.

Zyrtarët thanë gjithashtu se SHBA ka “raportim të besueshëm” se Ministria e Mbrojtjes e Rusisë “ka të ngjarë të fillojë” rekrutimin e kriminelëve të dënuar në Ukrainë “në këmbim të faljeve dhe kompensimit financiar”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit