-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Drogë dhe emigrantë, arrestohet pakistanezi në Gjirokastër

Kryesoret

Një shtetas nga Pakistani është arrestuar ditën e sotme në vebdein e quajtur “Ura e Lumit” në Gjirokastër. Ai ishte duke shoqëruar 6 emigrantë të tjerë drejt kufirit kundrejt fitimit.

Gjatë kontrollit policia i gjeti dhe sasi të konsiderueshme kanabis sativa.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi J. A., banues në Pakistan.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, duke shoqëruar 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit J. A. iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. E cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një aparat celular dhe mjete identifikimi.

Materialet në ngarkim të shtetasit J. A. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit