Kryetari i PD-së, Sali Berisha në mbledhjen e parë të Kryesisë listoi vjedhjet sipas tij të qeverisë dhe shpalosi aksionin opozitar për vjeshtën. Berisha e vendosi theksin te energjia dhe atë që na pret në dimër.
“Rrugët ndërtohen me çmime 10 herë më të parë se në BE. Nuk ka ligj, manual, asgjë që mund të ndalojë Edi Ramën dhe grupin e tij nga vjedhjet e papërmbajtura.
Edi Rama po e trajton Shqipërinë si çifligun e tij. A mundet që një njeri që për hobin e tij të vendosë 4 mld euro në oborrin e brendshëm të Kryeministrisë pa asnjë funksion veç vjedhjes.
Me 4 mln euro ndërtoheshin të paktën 6 shkolla të standardeve europiane. Ato janë tani një instalacion druri për të shlodhur sytë e verbuar sytë e verbuar nga vjedhjet e Edi Ramës.
Vjedhje të tmerrshme po ndodhin me energjinë. Rama po përgatit katastrofën energjetike duke shkelur ligjin që nuk lejojnë zbrazjen e digave poshtë 284 m para 1 shtatorit.
Sot janë nën 270 metra. Pse? Për dy arsye. Duhet të sjellim arsyen për të sjellë dy gjeneratorët gjigandë nga Bangladeshi që shpenzojnë 520 mijë euro naftë, me çmimin aktual shkon 700 dhe kanë qiranë ditore 92 mijë euro. 760 mijë euro në dy vite” tha Berisha.