-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha merr në mbrojtje Nanon: Roli i Olsit në shkarkimin e tij

Kryesoret

Ish-kryeministri Berisha mori në mbrojtje Gledis Nanon, ish-drejtorin e policisë që u shkarkua dje nga Edi Rama.

Sipas Berishës, ai u shkarkua, pasi nuk mbrojti aferën e call center, ku “doli emri i Olsi Ramës”, vëllait të kryeministrit, tha lideri i PD-së.

Shkarkohet pa asnjë motiv evident drejtori i policisë. Unë nuk them se përfaqësonte ndonjë zyrtar të mirëfilltë.

Por e vërteta është që ai pati fatin të bjerë në “korrent” që ishte afera e call center ku doli emri i Olsi Ramës.

Skema ishte në Tiranë, vjedhja bëhej në Gjermani. Gjermanët iu drejtuan këtij, policisë shqiptare.

Iku Nano, sepse 2.2 ton drogë në Itali, në ngarkesën e fundit nuk shkuan nga skafet, por velat e klubit të Çuçit.

Ato, tha ai, kam pasion unë. Tani na dolën velat transportuesit e drogës.

Pra, nuk është se Nano po bënte ndonjë luftë efikase, por pati naivitetin dhe jo sinqeritetin, por pati naivitetin që këto të mos i mbulojë. Iku” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit