Kryeministri Edi Rama ka refuzuar të lexoi fjalimin e tij në panairin e verërave në Beograd. Në një fjalën e mbajtur në shqip, Rama ka zgjedhur të mos ketë një letër-fjalimi para.
Sipas tij ai do të sillte vetëm përçarje.
“Përpara se të vija këtu, po shikoja pak fjalën që më kishte përgatitur stafi im dhe vendosa që të mos e përdorja.
Sepse fillon me shprehjen “ne kemi krijuar verën e parë në Ballkan, që në epokën e bronzit”. Unë di që kemi humbur shumë kohë duke u përpjekur se kush është i pari dhe më i vjetri.
Një gjë është sigurt që asnjë nga ne nuk do shkoi diku tjetër. Ne do të jemi këtu për shumë e shumë breza. Zgjedhja jonë është thjesht, ne jemi në një lagje të njëjtë të Evropës. Dhe do e bëjmë atë më të gëzueshme, duke mos hedhur më gurë në çatitë e njëri -tjetrit, siç kemi bërë për shekuj,” është shprehur Rama.
Ai ka shtuar se Ballkani i Hapur ka rritur eksportet bujqësore dhe ka lehtësuar lëvizjen e të rinjve, kjo nuk është vetëm për ekonomi dhe politikë, por shuarje të konflikteve dhe hijet e vjetra që kanë ndjekur prej kohësh lagjen e Ballkanit.
“Sot këtu janë 22 prodhuesë nga Shqipëria, ndërsa në Shqipëri, çdo vit rritet me 10% sipërfaqja e vreshtave. Ky panair, edicioni i parë që zhvillohet këtu dhe synojmë ta lëvizim nga njëri kryeqytet do të nxisë edhe plot të tjerë të përfshihen në këtë aktivitet. Ne kemi një vëllim tregtar nga afro 60 milionë në afro 100 milionë, 36 milionë euro më shumë se një vit më parë,” ka përfunduar ai.