Deputetët e PD-së, Tomor Alizoti dhe Xhelal Mziu i janë bashkuar Sali Berishës duke u ndarë nga grupi i Enkelejd Alibeajt.
Mziu është zgjedhur kryetar i grupit te punës për qarkun e Dibrës dhe Alizoti, kryetar i grupit të punës së qarkut të Beratit.
Dje grupi i Alibeajt zhvilloi një takim në nisje të sesionit të ri parlamentar. Zyra e shtypit të kryetarit të grupit të PD-së, njoftoi se në takim munguan 7 deputetë.
7 deputetët që nuk shkuan janë; Tomor Alizoti, Grida Duma, Ervin Salianji, Zef Hila, Greta Bardeli, Lindita Metaliaj dhe Xhelal Mziu.
Ende nuk dihet nëse 5 deputetët e tjerë i janë bashkuar Berishës.