Mediat spanjolle kanë publikuar një artikull ku shkruajnë se Partia Socialiste e Shqipërisë ka vjedhur logon.
Sipas mediave spanjolle logoja e partisë Socialiste të Shqipërisë konsiderohet “plagjiaturë” pasi është kopjuar nga partia simotër në Spanjë PSOE. Në artikull, logoja e PSOE, konsiderohet si “ikonë” e stilit spanjoll e dizajnuar që prej vitit 1977.
“Logoja është identike, dallohet qartë grushti dhe trëndafili në të dy rastet, por partia PARTIA Socialiste e Shqipërisë përdor ngjyrën vjollcë për trëndafilin dhe jo e kuqja siç që përdor PSOE.”, shkruan media spanjolle./Graffica