Nga një muaj paraburgim u është caktuar personave me inicialet A.G dhe B.G, i pari dyshohet për veprën penale “sulm seksual”, ndërsa i dyti për veprën penale “ndihmë në kryerjen e veprës penale sulmi seksual”.
Një vajzë ka njoftuar policinë se në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, me 28 gusht, dy të panjohur e kanë futur në veturë me forcë ku dyshohet se është sulmuar seksualisht.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, teksa policia njoftonte për arrestimin e të dyshuarve A. G, mashkull 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe B. G, mashkull 36 vjeç.
“Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.G dhe B.G e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtve ju ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, pë secilin veç e veç”, njofton gjyakat./Express