Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë Rrahman Jasharaj, tha se kanë dorëzuar kallëzim kundër ministrit të Financave, Hekuran Murati.
Kallëzimi është ngritur për shkak se Murati ka marrë vendim që të ndalojë pagat për punëtorët që janë në grevë që nga 25 gushti.
Më 31 gusht, Murati bëri të ditur se autoritetet kompetente kanë bërë ekzekutim të pjesshëm të pagave për muajin gusht.
Ai ka thënë se ky përditësim i listës së pagave është i nevojshëm pas grevës që kanë nisur sindikalistët.
Për shkak të grevës, në Kosovë më 1 shtator nuk ka nisur viti i ri shkollor 2022/2023.
Në grevë, përveç punëtorëve të arsimit janë edhe shërbyesit civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës nga 25 gushti.
Kërkesa kryesore e sindikatave të këtyre punëtorëve, drejtuar Qeverisë së Kosovës, është ndarja e nga 100 eurove për punëtorët, derisa të hyjë në fuqi Projektligji për pagat.