-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria i hap dritën jeshile koncesionit të “Çelësave Publikë”

Kryesoret

Për vitin 2022 qeveria planifikoi 7 koncesione. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, kryeministri Edi Rama ka hedhur një tjetër hap për koncesion e shërbimit të çelësave publikë.

Në vendim u përcaktua ministria e Financave dhe Ekonomisë si autoritet kontraktor për të ndërmarrë dhe zhvilluar procedurat për dhënien me koncesion.

Për projektin e propozuar nga Agjencia Kombёtare e Shoqёrisё sё Informacionit “Për ofrimin e shërbimeve të infrastrukturës së çelësave publikë (PKI)” thuhet në vendim.

Koncesioni është me vlerë 208, 8 mln lekë.

Por cfarë është ky koncesion?

Rreth 120 mijë certifikata elektronike prodhohen çdo vit për fiskalizimin e bizneseve.

Kostoja vjetore e subjekteve për t’u pajisur me certifikatën elektronike është 4,000 lekë.

Sipas procedurës aktuale certifikata elektronike gjenerohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

AKSHI është ai që aktualisht zhvillon, administron, mirëmban infrastrukturën e Çelësit Publik (PKI) dhe menaxhon certifikatat elektronike.

Tani ky shërbim do t’i kalohet një palë tjetër private.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit