BE tha më 1 shtator se Prishtina duhet t’i japë kohë të mjaftueshme zbatimit të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia në ato të Kosovës.
Periudha e riregjistrimit të makinave me targa të lëshuara nga Serbia ka nisur më 1 shtator dhe do të zgjasë deri më 31 tetor.
“Është e rëndësishme që të jepet kohë e mjaftueshme për zbatimin e këtij plani. Që ai të jetë i përgatitur dhe të zbatohet në konsultim të ngushtë me qytetarët”, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian.
“Konkluzionet e vitit 2016 kanë përfshirë një afat më të gjatë kohor për riregjistrim. Duhet të ofrojë udhëzime për procesin e tanishëm”, shtoi ky zëdhënës.
Më 2016, është arritur marrëveshja për finalizimin e zbatimit të Marrëveshjes së lirisë së lëvizjes mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas asaj marrëveshjeje, Kosova ishte zotuar të zgjaste për pesë vjet vlefshmërinë e targave KS. Rrjedhimisht, targat KS kanë pasur vlefshmëri deri në vitin 2021.
Këto targa kanë status neutral ndaj Kosovës dhe Qeveria e Kosovës ka hedhur poshtë kërkesat e Serbisë të bëra së fundmi. Këto targa sërish të kthehen në përdorin, duke insistuar që makinat me targa serbe duhet të konvertohen në RKS.
Zëdhënësi tha se BE u bën thirrje “të dyja palëve që të shfrytëzojnë dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja si platformë për zgjidhur të gjitha çështjet.