Serbia ndërpreu lëshimin e dokumentit për hyrje/dalje për shtetasit e Kosovës.
Me një dokument të tillë, që është cilësuar si zëvendësim për letërnjoftimin.
Kosovarët janë pajisur me të hyrë në territorin e Serbisë, tash e 11 vjet.
As Kosova nuk do të lëshojë dokumente të tilla për qytetarët e Serbisë.
Në Jarinjë dhe Merdarë, qytetarët e të dyja anëve po e kalojnë kufirin pa problem, me dokumentet e tyre personale.
Në Jarinjë, Liridon Shala nga Podujeva thotë se po i duket sikur të jetë në Bashkimin Evropian.
“Pa problem kemi kaluar, nuk kemi pasur problem as kur kanë qenë letrat.
Vetëm se është dashur t’i marrim ato tek autoritet serbe, nuk kemi pasur problem kurrë, asnjë pengesë nuk e kemi pasur.
Sot normal që më mirë, sikur të ishte Bashkimi Evropian na u duk, se gati njësoj”, tha ai për REL-in.