Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është duke qëndruar në Serbi. Ai sot ka vizituar Panairin e Verërave në Beograd. Për këtë vizitë një “thumb” i erdhi nga ish-kryeministri, Ramush Haradinaj.
Haradinaj në një postim në Facebook ka thënë se Kosova “ka qenë dhe është shumë hapa para Serbisë në prodhimin e verërave”.
“Mbajtja e Panairit të Verërave në Beograd dhe promovimi i tij në rajon, godet direkt biznesin e verarisë në Kosovë”, ka shkruar ai.