-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

4 marrëveshjet në Beograd! Zjarret, dritat, buka dhe arti

Kryesoret

Katër marrëveshje janë firmosur në Beograd në samitin e Ballkanit të Hapur. Përpos sigurisë ushqimore përballë krizës dhe energjisë, Shqipëria do të ketë edhe një tjetër përfitim.

Nëse vendi ynë do të përballet me zjarret Serbia do ta ndihmojë me helikopter. Për energjinë, Edi Rama tha se do të eksportojmë qymyr në Serbi në këmbim të energjisë elektrike.

Marrëveshjet

-Marrëveshja për sigurinë ushqimore midis Republikës së Serbisë, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. (Marrëveshja u nënshkrua nga ministrat e Bujqësisë së vendeve përkatëse)

-Memorandumi i Mirëkuptimit në fushën e kinematografisë dhe aktiviteteve audiovizive në Ballkanin Perëndimor. (Marrëveshja u nënshkruan nga ministrat e Kulturës së vendeve respektive)

-Marrëveshje për bashkëpunimin në fushën e minierave dhe Energjisë. (Marrëveshja u nënshkrua nga Ministrat e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë dhe Serbisë)

-Plani ndër operativ në fushën e emergjencave civile mes Republikës së Serbisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.

(Marrëveshja u nënshkrua ndërmjet zv/ministrit dhe kreut të Departamentit të Emergjencave, Serbi, zv/drejtorit të Emergjencave Civile të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile të Shqipërisë)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit