-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Afera e inceneratorëve, Këlliçi: Rama u dha manualin si të bëheshin milioner

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar sërish në lidhje me aferën korruptive të inceneratoratorëve.

Këlliçi është shprehur se kontrata e firmosura nga Rama për biznesmenët e inceneratorëve, mund të konsiderohet si manual për tu bërë milioner.
 
Sigurisht, pika kryesore e këtij manuali duhet të jetë e theksuar me shkronja kapitale TE NDASH PARATE ME ‘BAMIRESIN’ DMTH RAMEN.
 
Stela Gugallja kështu është bërë milionere, për shembull. 
 
Pa pasur as 1000 USD në konto bankare, pa pasur asnjë ekspertizë, pa studiuar kurrë as edhe një leksion për fushën e menaxhimit te mbetjeve
. Ajo mori 23 milion euro nga buxheti i shtetit. 
 
Për një projekt të pa kërkuar, të paçertifikuar dhe që binte në kundërshtim me “Strategjinë dhe Planin e Veprimit të Mbetjeve”.
 
Pa garë, bëhet një vlerësim pa publikuar asnjë kriter, pasi nuk ka asnjë ekspert incenerimi në Shqipëri,” është shprehur Këlliçi.
 
Ai ka zbuluar sesi u morë kredia në bankë dhe si u manipuluan kontrata.
 

Aksionet e kompanisë së posakrijuar që kishte më pak se 1 mijë usd kapital;

Kontratën me shtetin që do marrë 23 milion euro;

Kontratën me italianin që do ia ndërtojë me çelësa në dorë për 15 milion.” ka shpjeguar ai.
 
Pyetjet për SPAK-un

  • A duhet shpallur Shqipëria kampione në Doing Business me këtë dokument që shohim?
     
  • A ishte kjo kompani e posakrijuar e njëjta me atë që u tha se kishte eksperiencë dhe meritonte 23 milion euro?
     
  • Si merr një koncension 23 milionësh një kompani që ka 1 mijë USD kapital?
     
  • A kishte njohje Rama-Ahmetaj-Agaci me Gugallen, apo me mirë Klodian Zoton apo Mirel Mertirin?
     
  • A u shkarkua Arben Ahmetaj që, kur t’i trokasin te porta te jete ish-zevendës kryeministër dhe jo numri 2 i Qeverisë Rama?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit