Vlora është tronditur mbrëmjen e sotme nga një atentat me armë zjarri i mbetur në tentativë ndaj dy punonjësve të Policisë.
Anxhelo Breshani, është një nga shenjestrat e atentatit të ndodhur mbasditen e kësaj të premteje në Vlorë.
Ai është punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Vlorës dhe Narko Mehmetaj punonjës i Policisë Kufitare Sarandë.
Sipas policisë, Mehmetaj është me detyrë punonjës i policisë Kufitare Sarandë dhe ndodhej në Vlorë në makinë me kolegun e tij.