-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Irani i dërgon letër, SHBA: Ende s’jemi të bindur për marrëveshjen bërthamore

Kryesoret

Irani ka dërguar një përgjigje lidhur me propozimet amerikane që kanë për synim të ringjallin marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kanaani, tha përmes një deklarate se “teksti i dërguar [nga Irani] ka një qasje konstruktive.

Media shtetërore iraniane tha se përgjigjen Teherani ia ka dërguar shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, që ka koordinuar negociatat. Pas 16 muajsh të bisedimeve indirekte midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Borrell tha në gusht se BE-ja ka paraqitur një ofertë finale për të tejkaluar mospajtimet.

Departamenti amerikan i Shtetit konfirmoi se ka pranuar përgjigjen e Iranit përmes BE-së.

“Ne po e studiojmë atë dhe do të përgjigjemi përmes BE-së, por fatkeqësisht nuk është konstruktive”, tha Departamenti amerikan i Shtetit.

BE-ja ka shërbyer si ndërmjetësuese në bisedimet indirekte pasi, presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Donald Trump, tërhoqi Uashingtonin nga marrëveshje më 2018.

Sipas marrëveshjes, Irani kufizoi pasurimin e uraniumit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Megjithatë, pas tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja Irani ka nisur të shkelë paktin, duke pasuruar uraniumin përtej niveleve të lejuara.

Irani insiston se nuk ka për qëllim të zhvillojë armë bërthamore. Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian, tha gjatë kësaj jave se Teherani do garanci të forta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit