Serbia, për vite rresht, ka lëshuar letërnjoftime për banorë serbë të komunave të Kosovës.
Njëjtë ka vepruar edhe me targa të automjeteve e të cilat Kosova i konsideron si ilegale. Nga e enjtja shteti u ka dhënë afat dymujor serbëve që t’i konvertojnë në RKS targat ilegale.
Por, nuk ka vepruar njëjtë me letërnjoftimet. Njohësit thonë se ky mund të jetë kompromis i Qeverisë Kurti.
Mijëra qytetarë serbë që jetojnë në Kosovë janë të pajisur me letërnjoftime të lëshuara nga Serbia.
Këto dokumente i ka lëshuar fqinji verior për banorë të komunave të Kosovës, si: Graçanicë, Shtërpcë, Mitrovicë Veriore e qytete të tjera.