-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Mbreti” i mashtrimit lihet pas hekurave, avokatja: S’u fsheh, erdhi për investim këtu

Kryesoret

Gjykata ka vendosur arrest me burg për bosin turk të kriptomonedha, si dhe ka bërë gati dokumentet e ekstradimit, të tij drejt Turqisë.

Nga informacioni rezulton se Faruk Fatih Özer në vitin 2017 ka krijuar një platformë online të quajtur “Thodex” me funksion shkëmbimin e kripto-monedhës. Pasi ka akumuluar afërsisht 2 miliard USD pasuri në asete digjitale, ky i arrestuar ka mbyllur platformën dhe mediat sociale dhe është larguar nga territori turk më datë 20.04.2021.

Ai kërkoi të mos ekstradohej pasi në Turqi i rrezikohej jeta dhe ndaj tij po kryheshin sulme politike.

Një gjë të tillë e ka mbështetur dhe avokatia, e cila ka theksuar se ai nuk e dinte që ishte në kërkim nga autoritet turke dhe se në Shqipëri kishte ardhur me pasaportën e tij dhe në rrugë legale.

“Ai do të jetë në burg për procesin e ekstradimit. Ne do ta apelojmë vendimin. Bëhet fjalë vetëm për politikë. Në mediat shqiptare dhe ato turke thuhen gënjeshtra për akuzat ndaj tij. Ne mund të themi prokuroria e Turqisë dhe institucionet atje thuhet se dëmi është 20 mln dollarë dhe jo 2 miliard dollarë siç thuhet në media. Ai nuk është personi përgjegjës për ato krime që e akuzojnë. Nga 20 mln dollarë dëm, gjysma e tyre i janë kompensuar familjeve. Dhe gjysma e familjeve të dëmtuara i kanë tërhequr pretendimet. Ka arsye politike.  Ai erdhi si biznesmen në Shqipëri, erdhi për të investuar”, tha avokatja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit