Klaudja Hodo, 32 vjeç është arrestuar nga policia këtë të premte. Nëpërmjet një agjencie turistike, ajo mashtronte qytetarët për viza në Britaninë e Madhe.
Ajo u premtonte atyre viza të falsifikuara pune, në këmbim të parave. Gjatë kontrollit policia i sekuestroi 16 700 euro.
“Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetases K. H., 32 vjeçe, banuese në Tiranë.
Arrestimi i shtetases K. H. u bë pas kallëzimit nga shtetasit D. Sh. dhe A. Sh., të cilët kanë deklaruar se 32-vjeçarja, e cila administronte një agjensi turistike, me anë të mashtrimit, u kishte marrë atyre shumën e parave 16 700 euro, me premtimin se do t’u siguronte viza pune në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe për paketa turistike.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 11 pasaporta, policë sigurimi dhe blloqe me shënime të ndryshme,” ka njoftuar policia.