Nga Beogradi, aty ku po mbahet samiti i Ballkanit të Hapur, kryeministri Rama, u shpreh se po vjen dita që duan të ftohen në këtë nismë gjithmonë e më shumë vende, madje edhe nga BE.
“Samiti i ardhshëm në Tiranë, shpresoj të jemi të gjithë atje. E rëndësishme që në këtë nismë të bashkëngjiten edhe vende kaq të rëndësishme sa Turqia, Greqia, Italia dhe Hungaria në anën tjetër.
Një kryeministër i bë më kërkoi pse nuk po ftohen në Ballkanin e Hapur.
“Kur po diskutonim Ballkanin e Hapur, një koleg, kryeministër, nga një vend tjetër i BE më tha pse nuk na ftoni në Ballkanin e Hapur. I thash do ta diskutojmë me kolegët dhe do të jemi të hapur që t’i ftojmë. Po vjen dita që duan të ftohen në këtë nismë gjithmonë e më shumë vende”, tha Rama.