-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trafikant në karrige me rrota, qeni i zbulon kokainën në aeroportin e Milanos

Kryesoret

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në aeroportin Malpensa në Milano. Policia italiane bën të ditur se ka vënë në pranga një 30-vjeçar spanjoll, i cili vinte nga Republika Domenikane.

Ai ishte duke lëvizur me karrige me rrota, por aty ka fshehur një sasi prej 13 kilogramësh kokainë. Ai u kap nga “detektivi” Crai, qeni i njësisë së Fiamme Gialle.

Pothuajse një milion e gjysmë euro fitim, nëse do të ishte shitur në treg kokaina që trafikanti kishte fshehur në karrigen me rrota ku ishte ulur, duke u shtirur si invalid.

Pavarësisht një momenti të parë sikleti të kuptueshëm, nisur nga situata, financierët bllokuan korrierin dhe mashtruesin e drogës, falë këmbënguljes së qenit të repartit të qenve.

Shoqëruesi i linjës ajrore, i caktuar për të ndihmuar 30-vjeçarin, i shtangur, u largua mënjanë, ndërsa burri vazhdoi të luante “rolin” e tij, derisa departamenti i financave çau mbushjen e karriges me rrota dhe nxori pakot e para të kokainës së pastër.

Në atë moment trafikanti u ngrit në këmbë duke i dhënë fund inskenimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit