-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trafikonte drogë në Itali, policia i vë prangat në Vlorë

Kryesoret

Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia, në lagjen “1 maji” në Vlorë. Ai ishte shpallur në kërkim nga autoritet italiane për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit policor të  koduar “September,” në lagjen “1 Maji”, Vlorë, u bë kapja dhe ndalimi, me qëllim ekstradimi, i shtetasit: A. A.(L)., 54 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Lecce-s, Itali, me vendimin penal të datës 28.01.2022, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit