Silvio Berlusconi Ish-kryeministri italian ka zgjedhur rrjetin social TikTok për tërrëmbyer zemrat e votuesve të rinjë. Videoja e tij e parë në TikTok ishte një fjalim mirëseardhjeje që ka mbledhur miliona shikime. Berlusconi në videon e tij të dytë bëri shaka me veten, presidentin e SHBA Joe Biden dhe atë rus Vladimir Putin. Por përfshiu edhe Papa Françeskun.
Duke postuar shakanë e TikTok, Berlusconi tha se ai, Biden, Putin, Papa Françesku dhe ndihmësi i tij i ri po fluturonin në një aeroplan. Ndërsa avioni ishte gati të binte dhe të rrëzohej, fluturimi nuk kishte parashuta të mjaftueshme për të shpëtuar të gjithë pasagjerët dhe njerëzit në bord bënë përpjekje për të marrë parashutën bazuar në ‘superioritetin’ e tyre.
@silvio.berlusconi
“Joe Biden kap fillimisht parashutën e thotë: “Kjo është për mua, sepse unë jam njeriu më i fuqishëm në Perëndim”. Vladimir Putin merr një tjetër dhe thotë: “Është për mua sepse unë jam njeriu më i fuqishëm në lindje”. Berlusconi shkon përpara dhe thotë: “Ky është për mua, sepse të gjithë e dinë që unë jam politikani më i zgjuar në botë”. Papa Françesku u ofrua të qëndronte në aeroplan pasi ai ka jetuar një jetë të mirë dhe nuk kishte frikë të vdiste,”- tha ai me shaka. Megjithatë, ndihmësi i ri i Papës tha se ata të dy nuk duhet të kenë frikë pasi “politikani më i zgjuar në Evropë” kishte marrë gabimisht “çantën e shpinës”.”