-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë filmuan kamerat? Ekzekutimi për 10 sekonda! Shkodra pa “gjumë”

Kryesoret

Kanë kaluar 24 orë nga ekzekutimi mafioz dje në Shkodër në mes të ditës dhe ende nuk ka asnjë të arrestuar. Dëshmitarët thanë se autori ishte i vetëm.

Me motor dhe skafandër. I fshehur mirë dhe me kujdes. Ai lëvizi sapo pa që shënjestra Ismet Çekorja doli nga lokali. Iu afrua dhe e qëlloi 7 herë. Më pas u largua me shpejtësi.

Si u zbulua autori?

Në lagjen e “Kiras” kamerat kanë kapur një person me kaskë në motor që është afruar dhe ka qëlluar në drejtim të 58-vjeçarin.

Gjatë natës në Shkodër kanë zbarkuar dhe forcat RENEA. Kontrollet kanë qenë të shumta në disa lagje të qytetit, por pa asnjë rezultat konkret në zbardhjen e ngjarjes.

Një ditë më pas policia e Shkodrës vijon shoqërimin e disa personave si të dyshuar që kanë informacion apo të dyshuar si autorë të vrasjes së Ismet Çekores.

Deri më tani janë rreth 15 persona të shoqëruar, mes tyre dhe Alban Bruçi.

Ai ishte objektiv i një atentati pak ditë më parë në Shkodër ku autor kryesor i dyshuar i tij u akuzua nga policia Bajram Cekorja, djali i të ndjerit Ismet Çekorja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit