-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E groposnin drogën në tokë, kapen shqiptarët në Greqi

Kryesoret

Tre shqiptarë janë arrestuar në Greqi pasi ishin pjesë e një rrjeti që trafikonte lloje të ndryshe lëndësh narkotike. Grupi u zbulua pas arrestimit të punonjësve të një restoranti që shpërndanin kokainë për klientët në ishullin e Mykonosit . Raportohet se tre shqiptarët janë të moshave 25, 27 dhe 32 vjeç.  

“Të arrestuarit trafikonin kokainë, kanabis dhe metamfetaminë kristal në të gjithë ishullin. Ata kishin drogë në hotele, qendra argëtimi, madje edhe në plazhe, ndërkohë që kishin drogë për të gjitha llojet e njerëzve. Indikativisht, ata kishin kokainë nga 70 deri në 150 euro për gram, metamfetamin kristal deri në 80 euro për gram, ndërsa deri në 20 euro kanabis të papërpunuar” , thonë burime të ELAS-it.

Të pandehurit përdorën si vende për të fshehur drogën strehë guri, tuba ulluqe, thasë ushqimi ose i groposnin në tokë.

Pas kontrolleve të policisë në shtëpi dhe vende të ndryshme, gjithsej 15.8 gram kokainë, 7.7 gram kanabis të papërpunuar, 46.1 gram metamfetamin kristal, shuma prej 693 euro, një motor, 4 celularë dhe një mori pako najloni./newsbreak

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit