Mikhail Gorbachev, lideri i fundit sovjetik që i dha fund Luftës së Ftohtë, do të varroset ditën e sotme, katër ditë pas vdekjes së tij.
Qindra njerëz kanë qëndruar në radhë për t’i bërë nderimet e fundit, teksa presidenti rus Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në funeralin për shkak të axhendës së tij.
Megjithatë, kjo lëvizje shihet si një shpërfillje e njeriut që shkaktoi ndarjen e Bashkimit Sovjetik. Më herët, Putin e ka quajtur shpërbërjen “katastrofa më e madhe gjeopolitke e shekullit”.
Nderimet e fundit për të bën në Hollin e Kolonave të Shtëpisë së Unioneve, ashtu si paraardhësit e tij sovjetikë, Lenini, Stalini e Brezhnjevi. Ai do të varroset në varrezën më të madhe të Moskës, Novodevichy, që është vendi i prehjes i shumë rusëve të shquar. Varri i tij do të jetë pranë bashkëshortes, Raisa, e cila vdiq më 1999.