-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moska i jep lamtumirën e fundit lideri sovjetik Gorbachov

Kryesoret

 Mikhail Gorbachev, lideri i fundit sovjetik që i dha fund Luftës së Ftohtë, do të varroset ditën e sotme, katër ditë pas vdekjes së tij.

Qindra njerëz kanë qëndruar në radhë për t’i bërë nderimet e fundit, teksa presidenti rus Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në funeralin për shkak të axhendës së tij.

Megjithatë, kjo lëvizje shihet si një shpërfillje e njeriut që shkaktoi ndarjen e Bashkimit Sovjetik. Më herët, Putin  e ka quajtur  shpërbërjen “katastrofa më  e madhe gjeopolitke e shekullit”.

Nderimet e fundit për të bën në Hollin e Kolonave të Shtëpisë së Unioneve, ashtu si paraardhësit e tij sovjetikë, Lenini, Stalini e Brezhnjevi. Ai do të varroset në varrezën më të madhe të Moskës, Novodevichy, që është vendi i prehjes i shumë rusëve të shquar. Varri i tij do të jetë pranë bashkëshortes, Raisa, e cila vdiq më 1999.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit