-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nuk e shqetëson mosha por diçka tjetër, arsyeja pse Leonardo DiCaprio i le të dashurat sapo mbushin 25 vjeç

Kryesoret

Aktori Leonardo DiCaprio dhe bukuroshja Camila Morrone i dhanë fund romancës së tyre vetëm pak ditë më parë.

Me 22 vite diferencë me njëri-tjetrin, lidhja e tyre shkoi mjaft mirë për kaq kohë dhe të dy u munduan ta mbajnë sa më private romancën.

Mirëpo, që para se të ndaheshin në rrjet qarkullonte një “mit” që në fakt u vërtetua, se DiCaprio ndahej nga vajzat kur ato mbushnin 25 vjeç. Aktori s’ka pasur kurrë të dashur më të madhe në moshë se 25 vjeç në 47 vitet e jetës së tij.

Të gjitha lidhjet e tij kanë qenë me vajza të moshës mbi 18, deri në 25 vjeç. Duket si një “rregull i pashkruar” nga aktori beqar tashmë, i shumë-kërkuar nga gjinia femërore.

Por pse ndodh kjo? Një burim pranë DiCaprio-s ka treguar për “New York Post” se “Aktori vendos t’i ndajë, pasi kur i afrohen moshës 25-vjeçare, ato kërkojnë më shumë: Kërkojnë të martohen dhe të shtrohen.

Kjo nuk është ajo që do Leonardo. Ai nuk dëshiron të krijojë familje dhe as të jetë ‘nën presion’ nga një femër lidhur me këto gjëra.

Orët fillojnë të numërojnë mbrapsht për një vajzë, që në momentin që takohet me DiCaprio-n. Nëse rritet në moshë, për disa vite do të marrë fund. Nëse afrohet shumë me aktorin, për disa vite do të marrë sërish fund.“- ka treguar burimi.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit