-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Paketa/ Kurti i jep 100 euro çdo punonjësi për të përballuar krizën

Kryesoret

Qeveria e Kosovës ka filluar marrjen e masave për përballimin e krizës energjetike por edhe asaj ekonomike. Kryeministri Kurti bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati kanë prezantuar paketën prej 150 milionë eurosh për luftimin e inflacionit.

Kurti tha se të gjithë qytetarët që përkushtohen në kursimin e energjisë do të subvencionohen nga shteti, gjithashtu mbështetje do të ketë edhe për pensionistët, studentët dhe ata që marrin ndihmë sociale.

Kryeministri i Kosovës theksoi se punonjësit publikë do të marrin mbështetje nga 50 deri në 100 euro. Gjithashtu çdo biznes që rrit pagën për punonjësit e vet, gjysma e pagës për 3 muajt e ardhshme do të jepet nga shteti.

Ndërsa ministri i financave Hekuran Murati shpjegoi se nëse qytetari ka shpenzuar 1000 kilovatë orë në shtatorin e kaluar dhe sivjet 900, mund të konsiderohet se është bërë kursim prej 100 kilovatë ose 10 për qind. Për këtë do ketë subvencionim të faturës 20 përqind.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit