-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Ballkani i Hapur po minon rrugën drejt BE-së

Kryesoret

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Aldo Bumçi ka sulmuar sërish sot nismën e Ballkanit të Hapur, një ditë pas samitit në Beograd.

Ai u shpreh se kjo nismë sipas “studimit “Rockfeller” për “Ballkanin e Hapur” i shërben pushtetit personal të Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç”.

“Një studim i ditëve të fundit i Institutit Rockefeller mbi Ballkanin e Hapur, rikonfirmon edhe një herë alarmin e ngritur nga Partia Demokratike se.

Kjo nismë synon t’i shërbejë pushtetit personal të Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç. Më shume se kaq është pjesë e axhendës së tyre të përbashkët për ta mbajtur rajonin jashtë Bashkimit Europian, thekson studimi.

Po aty nxirret zbuluar faktin se kjo nismë nuk lindi prej frustrimit të 6 vendeve ndaj politikës së zgjerimit të BE, sikundër duan ta shesin Rama dhe Vuçiç.

JO! Erdhi prej nevojës së dy autokratëve ballkanas për të krijuar një aleancë të ‘vakuumit europian’, ku standardet e vetme janë vjedhokracia dhe autoritarizmi.

Studimi nxit edhe më tej dyshimet mbi axhendën e fshehtë të kësaj nisme, kur evidenton se Bosnje Hercegovina e refuzon pjesëmarrjen në Ballkanin e Hapur për shkak se i trembet cënimit të pavarësisë së saj.

Ky vend, bashkë me Kosovën e Malin e Zi, e shohin Ballkanin e Hapur si rrezik që minon rrugën e tyre europiane.

Studimi rikonfirmon shqetësimet e pësëritura se Ballkani i Hapur priret të thellojë edhe më shumë ndasitë mes vendeve të rajonit, në vend që të rrisë bashkëpunimin gjithëpërfshirës, sikundër pretendojnë Rama dhe Vuçiç” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit