Pse Putini nuk ka një profil në rrjetet sociale? Në javën kur politikanët italianë, mes tyre edhe lideri 86-vjeçar Silvio Berluskoni lançuan profilet e tyre në TikTok, platformën e njohur për të rinjtë (me rezultate që nuk ishin emocionuese për të gjithë), mendimi shkoi edhe tek ata që kanë mbajtur gjithmonë distancën nga bota e tekonologjisë.
Presidenti rus, në fakt, nuk ka profile në rrjetet sociale dhe as nuk ka ndërmend të ketë një të tillë.
Gjithashtu sepse ai ka qenë gjithmonë “alergjik” ndaj smartfonit. Ishte zëdhënësi i tij i besuar Dmitry Peskov ai që shpjegoi pse Putini nuk do të ndjekë shembullin e mikut të tij Silvio Berlusconi.
Peskov gjithashtu vuri në dukje se mbajtja e një llogarie në një rrjetet sociale kërkon kohë që presidenti nuk e ka dhe se Putini vështirë se do t’i lejonte njerëzit e tjerë të menaxhojnë llogaritë e tij.
Teknofobia e Putinit
Putini nuk ka as një smartphone. Por, si komunikon ai? Shumica e bisedave zhvillohen përmes një telefoni të verdhë që qëndron në tavolinën e tij, padyshim me një sistem të ndërlikuar enkriptimi.
E gjithë kjo për t’i mbajtur bisedat e tij sa më konfidenciale. Vetëm pak vite më parë zëdhënësi i Kremlinit sqaroi pozicionin për telefonat celularë, duke thënë: “Të posedosh një smartphone është një formë e ekzibicionimit vullnetar, e transparencës së plotë”.
“Duke marrë telefonin inteligjent, ju, apriori, i jepni dritën jeshile faktit që gjithçka që ka të bëjë me ju bëhet publike”, vuri në dukje Peskov.
Dhe për këtë, përfundoi ai, një president si Putin nuk duhet të ketë kurrë një smartphone./ ‘Il Messagero’