-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E paskemi ditur gabim, këto janë 5 rastet kur nuk duhet të pini ujë

Kryesoret

Uji na mban të hidratuar, ndihmon për të shmangur tejngopjen dhe për të djegur disa kalori shtesë. Por, ashtu si me shumë zakone të shëndetshme, teprimi nuk është i mirë, edhe kur bëhet fjalë për ujë. Besojeni ose jo, ka disa raste kur duhet ta shmangni ujin.

Kur e keni tepruar tashmë me konsumimin e ujit

Ndodh shumë rrallë, megjithatë është e mundur që nëse e teproni me konsumin e ujit, të vini shëndetin në rrezik.

Konsumi i tepërt i tij mund të çojë në intoksikim të ujit. Kur konsumohen shumë lëngje, shfaqet gjendja hiponatremia, ku nivelet e sodiumit në gjak ulen shumë poshtë normales. Ajo mund të shkaktojë letargji, të vjella, konvulsion, madje mund të çojë edhe në gjendje kome ose vdekje nëse lihet pa trajtuar.

Hiponatremia mund të shkaktohet gjithashtu edhe nga probleme të tjera me mëlçinë, veshkat, zemrën ose gjëndrat hipofizë.

Kur urina është shumë e pastër

Si mund ta kuptoni se keni konsumuar mjaftueshëm ujë? Harrojeni rregullin e vjetër ‘8 gota në ditë’ dhe në vend të saj hidhni një sy tualetit. Nëse urina ka një ngjyrë të limonadës, jeni mjaftueshëm të hidratuar. Por, nëse shikoni që urina është shumë e pastër, duhet ta ndërprisni konsumin e ujit për pak kohë. Urina në ngjyrë më të errët tregon se është koha për të konsumuar ujë.

Kur keni konsumuar një vakt të bollshëm

Është një nga mënyrat më të thjeshta për të pakësuar kaloritë: Pini një gotë ujë pa një vakti dhe do të hani më pak, duke qenë se pija e ka zënë një pjesë të stomakut. Për shumë arsye, teprimi me ujin para ose gjatë një vakti i bollshëm mund të çojë në fryrje të barkut dhe parehati.

Kur bëni stërvitje intensive për një kohë të gjatë

Ne humbasim elektrolite, si kaliumi dhe sodiumi, nëpërmjet djersës. Nëse po djersitni shumë, duhet të zëvendësoni këto lëndë ushqyese tepër të rëndësishme, që nuk gjenden tek uji. Mund t’i merrni ato nga uji i kokosit, i cili është i pasur në kalium, magnez, sodium dhe vitaminë C.

Kur uji nuk ka sekretin e ‘jo aq e shijshme’

E pranojmë: Asnjë nuk do të konsumojë ujë kur ka shumëllojshmëri të lëngjeve që mund të zgjedhë. Por, shumë prej këtyre lëngjeve përmbajnë sheqerna të shtuara, që rrisin urinë dhe çojnë në shtim në peshë. Në vend të tyre, mund të konsumoni ujë me limon, kastravec, shalqi, boronica, madje edhe erëza.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit