Ditën e hënë në datë 5 shtator do të nisë sesioni i ri parlamentar. Seanca do të zhvillohet në orën 18:00.
“Ju njoftoj se seanca e parë plenare e sesionit të tretë të Legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 5 shtator, ora 18:00.
(Urdhër nr.69, datë 02.09.2022, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.)” thuhet në njoftimin e kuvendit.
Kuvendi do të nisë punimet me nismën e socialistëve për të ndryshuar ligjin e hapjes së Dosjeve të Bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit.
Propozimi vjen vetëm një muaj pasi autoriteti paraqiti dokumentet duke deklaruar se ish presidenti Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor me sigurimin para vitit 1990.
Edhe çështja e mandatit të Olta Xhaçkës është e përfshirë në kalendar.