-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U largua pas protestave, ish-kreu i Sri Lankës pret të kthehet në atdhe

Kryesoret

Ish-presidenti i arratisur i Sri Lankës Gotabaya Rajapaksa pritet të rikthehet sërish në atdhe, pasi u largua nga trazirat e krijuara në vend.

73-vjeçari u largua Sri Lanka në korrik pasi një turmë e madhe sulmoi rezidencën e tij zyrtare, pas muajsh protestash të zemëruara publike duke e fajësuar atë për krizën e paprecedentë ekonomike të vendit ishullor.

Ai dha dorëheqjen e tij nga Singapori përpara se të fluturonte për në Bangkok.

“Ai ka qëndruar në një hotel tajlandez si një i burgosur virtual dhe dëshironte të kthehej,” i tha AFP-së të premten zyrtari i mbrojtjes.

“Na është thënë se ai do të kthehet të shtunën. Ne sapo kemi krijuar një divizion të ri sigurie për ta mbrojtur atë pas kthimit të tij të shtunën. Njësia përbëhet nga elementë nga komandot e ushtrisë dhe policisë,” tha ai.

Kushtetuta e Sri Lankës garanton truproja, një automjet dhe strehim për ish-presidentët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit