-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vazhdon prishja e resorit të Hysenbelliut, shtohen forcat e policisë

Kryesoret

Prej mëngjesi të djeshëm, forcat e IKMT kanë filluar prishjen e oborrit dhe pishinë së “Prestige Resort”, pjesë e “Hysenbelliu Group”, shembjet kanë vazhduar dhe mëngjesin kësaj të shtune.

Këtë mëngjes ka pasur dhe forcat të shtuara të uniformave blu dhe forcat “Shqiponja”.

Mediat e Hysenbelliut kanë shkruar se IKMT ka shkelur ligjin dhe kanë shembur dyfishin e sipërfaqes.

Lajmi i plotë në News24

Inxhinieri Astrit Vila pohoi për News24 se IKM shkoi në 700 metra nga 450 metra që ishte përcaktuar që të shembej, ndërsa kërkoi që të vinin topografë nga ky institucion.

“Kanë bërë shkelje ligjore, keni shkelur ligjin që keni bërë vetë. Keni kaluar dyfish të prishjes së djeshme. Mos vazhdoni se do të mbani përgjegjësi ligjore. Po jua kërkoj me insistim. Bëni matje. 450 metra ishte për t’u prishur, janë prishur rreth 700. Ta matin dhe më pas të vazhdojnë. Kanë bërë shkelje me të dyja këmbët. Na kanë cenuar pronën, dhe e kanë prishur dyfishin e asaj që duhej të prishej”, tha inxhinieri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit