Hakerët perëndimorë kundër Iuftës shkaktuan kaus në rrugët e Moskës, kur shënjestruan një kompani taksie dhe dërguan dhjetëra shoferë në të njëjtën adresë në Hotel Ukraine.
Rreth 100 makina të verdha u rreshtuan në të njëjtën rrugë pranë Hotel Ukrainë, duke bllokuar korsitë, të enjten.
“Shoferët kaluan rreth 40 minuta në trafik për shkak të porosive të rreme”, tha një zëdhënës i Yandex Taxi.
“Algoritmi për zbulimin dhe parandalimin e sulmeve të tilla tashmë është përmirësuar për të parandaluar incidente të ngjashme në të ardhmen”.