Ish-presidenti Donald Trump gjatë një mitingu në Wilkes-Barre, Pennsylvania, e ka konsideruar Joe Biden si një armik. Sipas tij bastisja e shtëpisë dhe gjyqi për dokumentet e “sekret” janë në sulm i hapur. Po ashtu ai ka shtuar se Biden i ka vendosur kundër dhe FBI-në.
“Bastisja ishte një nga abuzimet më tronditëse të pushtetit nga çdo administratë në histori
Ai ishte në për të promovuar dy kandidatë republikanë. Mehmet Oz po kandidon për Senatin e SHBA dhe senatori i shtetit Doug Mastriano është në garë për t’u bërë guvernatori i ardhshëm i Pensilvanisë.
Ish-Presidenti, 76 vjeç, e kaloi pjesën e parë të fjalimit të tij gati dy orësh duke kritikuar kërkimin e FBI-së, por më vonë iu kthye temave të njohura: pretendimet se zgjedhjet e vitit 2020 iu vodhën, sulmet ndaj rivalëve në Partinë Demokratike dhe premtimet për të “Shpëtuar vendin “. Disa herë, ai bëri thirrje që njerëzit që merren me drogë të marrin dënimin me vdekje.