-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zhdukja e biznesmenit shqiptar, policia zbardh detaje të reja: Po hetohet pista e pengmarrjes

Kryesoret

Dzani Topalli, biznesmeni shqiptar vazhdon të jetë i zhdukur prej 7 ditësh. Ai humbi gjurmët të dielën e kaluar në ishullin e Rodosit.

46-vjeçari ka qenë pasditen e së dielës me një grup shokësh dhe në mbrëmjen e së njëjtës ditë do të takohej me një klient në një njësi hoteliere.

Nga kontrolli i bërë në kamerat e sigurisë, u konstatua se 46-vjeçari është drejtuar drejt kësaj zone.

Policia ka lënë të hapur pistën e ekzekutimit pasi ai kishte filluar të mblidhte borxhet, që u kishte dhënë më herët biznesmenëve të tjerë në ishull. Ata kanë kontrolluar çdo dalje të ishullit, por nuk kanë rënë në gjurmët e tij.

Detaje që shtojnë dyshimin e një rrëmbimi apo ekzekutimi, ishin dhe provat në makinën e tij. Ajo ishte me dyer të hapur dhe me çelës në kuadër. Po ashtu në makinë mungonte dhe një shumë e konsiderueshme parash, të cilën ky i fundit e kishte marrë gjatë takimit me shokët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit