Një 30-vjeçar është vënë në pranga në Itali, pasi u kap me kokainë. Bëhet fjalë për 40 kilogramë kokainë e pastër, vlera e cilës kapte shumën 10 milionë eurosh.
Makina tip “Golf” me të cilën udhëtonte 30-vjeçari u ndalua në Baraccola, për një kontroll mëngjesin e djeshëm.
Gjatë kontrollit të makinës fillimisht u gjet një qese me 1 kilogram kokainë, më pas iu kontrollua shtëpia ku iu gjetën 40 kilogramë kokainë dhe një pistoletë me të gjitha municionet e nevojshme. Banesa e shqiptarit përdorej kryesisht si laborator dhe magazinë.
Pas hetimeve të kryera rezultoi se i riu ishte në kërkim nga Gurdia di Finanza e Breshias. 30-vjeçari u dërgua në burgun Montacuto, ndërsa u sekuestrua droga, arma dhe municionet e tjera që iu gjetën gjatë kontrollit.