Shkarkimi i drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano ka krijuar një sërë polemikash se kush do të jetë zëvendësuesi i tij.
Në fakt do të na duhet të presim deri të mërkurën për ta mësuar zyrtarisht, por dy emrat më të përfolur janë Tonin Vocaj aktualisht drejtor i komanduar dhe Muhamet Rrumbullaku.
Ky i fundit është propozimi i ministrit të Brendshëm Bledi Çuçit. Por çfarë lëvizjesh bëri ministri për ti hapur rrugën Rrumbullakut.
Rrumbullaku ka qenë në krye të AMP, por të premten vendin e tij e zuri ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu.
Kjo lëvizje e Çuçit shtoi më tej gjasat që vendin e Nanos do e zëri Rrumbullaku.