Telenovela “Pogba” vijon dhe tashmë duhet se ka arritur kulmin. Futbollisti francez, i cili u rikthye te Juventusi, por nuk ka luajtur asnjë ndeshje, pranon se ka kontaktuar me një “shtrigan”
“France.info”, radio e njohur publike franceze, ka zbuluar detajet e dëshmisë së futbollistit të Juventusit para gjykatës, teksa ka dhënë versionin e tij të ngjarjeve në tentativën e shantazhit nga vëllai i ti, Matias.
Futbollisti kishte deklaruar para gjykatësve se ishte e vërtetë se kishte kontaktuar një shtrigan afrikan, por kurrsesi për të mallkuar Kilian Mbape, siç pretendon vëllai i tij. Ai kishte bërë të ditur se kishte kontaktuar me personin në fjalë për ta përdorur si ndërmjetës për të bërë bamirësi në një organizatë humanitare.
Ai ka hedhur poshtë akuzat se kishte kërkuar që të bëhej magji kundër Mbape dhe se mund ta vërtetonte një gjë të tillë. Çështja vazhdon të jetë nën hetim nga autoritetet policore në Francë, pasi mendohet se vëllai i tij kishte kontaktuar edhe eksponentë të krimit për të organizuara shantazhin.