-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

 Probleme me vjehrrën? Jo më, nëse ndiqni këto këshilla

Kryesoret

Marrëdhëniet vjehërr-nuse janë të komplikuara dhe kjo, për një pjesë të mirë të nuseve, është e vërtetë. Ju mund të thoni që shkoni shumë mirë me vjehrrën tuaj dhe ne ju besojmë. Mirëpo, gjithmonë ekziston një ngërç në lidhje me nënën e partnerit.

Çfarë duhet të bëni kur nuk shkoni mirë me vjehrrën?

Asnjëherë nuk do të gjendet fajtorja në një raport të tillë, pasi si nusja, ashtu dhe vjehrra mund t’ia hedhin fajin njëra-tjetrës. Gjithsesi, ne do t’ju japim disa këshilla si të keni një marrëdhënie të mirë me vjehrrën, pa “luftë”.

Bëjini dhurata

Kush nuk i do dhuratat? Edhe vjehrrat nuk bëjnë përjashtim. Herë pas here, kur i blini mamasë suaj një dhuratë, kujtohuni edhe për vjehrrën. Një gjë e vogël do ta gëzojë edhe atë.

Mbani anën e saj

Në debatet e vogla që ajo mund të ketë me partnerin tuaj, mbani anën e saj. Kjo gjë do t’ju afrojë më shumë me vjehrrën, por edhe me partnerin, pasi të dy do ta vlerësojnë bashkimin tuaj.

Takoni shoqet e saj

Personat tek të cilët shfryhen më shumë vjehrrat janë shoqet. Mundohuni të dilni herë pas here në kafe me shoqet e vjehrrës, në mënyrë që ato të krijojnë një mendim të mirë për ju. Pse? Në momentet që vjehrra mund t’ju “shajë” pas krahëve tek ato, shoqet mbase mund ta bëjnë të ndryshojë mendim duke ju njohur juve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit