Pasditen e sotme në orën 18:00 do të zhvillohet seanca e parë plenare në nisje të sezonit të ri parlamentar.
Sezoni i ri e gjen opozitën me hallet e vjetra, të përçarë.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj në orën 10:00 mblodhi deputetët që janë akoma në krahun e tij.
Sipas numrave që kanë paraqitur palët, shumica është ende në krahun e tij, por sot vetëm 13 deputetë i shkuan në mbledhje.
Mbledhjen e sotme të grupit, Enkelejd Alibeaj sot e thirri në Kryesinë e Kuvendit.
Dy humbjet për grupin e Alibeajt në nisje të sesionit të ri ishin Xhelal Mziu dhe Tomor Alizoti, që kaluan në krahun e Berishës.
Ish-kryeministri Berisha vijon akoma negociatat me deputetë të PD-së për t’i afruar në grupin e tij.
Grupi parlamentar është i vetmi organ që themeluesi i PD-së nuk ka arritur që ta zotërojë.
13 deputetë i janë përgjigjur sot kërkesës së Enkelejd Alibeaj për të zhvilluar mbledhje në Kryesinë e Kuvendit.
1-Zheni Gjergji
2-Dhurata Çupi
3-Arbi Agalliu
4-Saimir Korreshi
5-Gazment Bardhi
6-Dashnor Sula
7-Flutura Acka
8-Selaudin Jakupllari
9-Enkelejd Alibeaj
10-Kreshnik Çollaku
11-Andia Ulliri
12-Flamur Hoxha
13-Eralda Tase Bane