Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar nga jashtë Kuvendit në lidhje me ligjet dhe reformat e reja që do të merren në këtë sezon parlamentar.
Ai është shprehur se asnjë nga ligjet nuk i takonin shqiptarëve dhe se ai e dënon këtë akt të bërë nga qeveria e Ramës.
“Thirrja parlamentin në ditën e nderimit të Shën Terezës, ditë që inspiron më shumë se çdo gjë tjetër dhembshur dhe mëshirë është një krim.
Sot kjo seancë, të thuash që është pagane, i turpëron paganët. Në listën e vendimeve, nuk kishte asnjë rresht të vetëm për qytetarin shqiptar.
Dy ditë më parë qeveria gjermane dha 45 miliard euro për qytetarët e saj, le mos ta marrin shembull, por qeveria e Kosovës akordoi për qytetarët dha 100 euro për çdo pensionist, akordoj 100 euro, për student dhe punonjës të ndërmarrjeve.
E tëra kjo për të përballuar çmimet. Ku produktet bazë janë 30% më të ulëta sesa në Shqipëri,” u shpreh ai.