-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla: Duam konsensus nga PD për spiunët! Alibeaj: Jetë të shkurtër parlamentit

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj në fjalën e tij të parë në sesionin e ri i uroi jetë të shkurtër këtij legjislativi. “Punë e mbarë dhe jetë të shkurtër këtij parlamenti” tha ai. Akuzat i kishte të shumta për atë që ndodhi në sesionin e kaluar.

Thuhet puna e mbarë por çfarë punë e mbarë t’i urosh këtij Parlamenti? Për ligjet e kaluara me shpejtësi, të bëra me porosi, bllokimin e opozitës?

Në këtë sesion nuk mund të ketë punë të mbarë, 1 vit e ca më parë ky Parlament është produkt i zgjedhjeve të vjedhura dhe nuk ka si të ketë sjellje të mirë ndaj opozitës në shërbim të shqiptarëve.

Asnjë shqiptar nuk e sheh këtë vend sikur interesohet për jetët e tyre”, u shpreh Alibeaj.

Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla i kërkoi grupit të Alibeajt mbështetje për nismat për përjashtimin e spiunëve të sigurimit të shtetit nga politika.

Taulant Balla njoftoi edhe ngritjen e një komisioni të posaçëm për rolin e kuvendit për procesin e negociatave me BE-në.

De-spiunizimi i politikës shqiptare. Ngritja e bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit në majat e politikës kërkon reflektim serioz.

Kemi depozituar dy projektligje dhe kërkojmë  nga opozita mbështetjen. E para ka të bëjë me heqjen e një barriere artificiale të verifikimit të atyre që kanë qenë të pajisur me certifikata të komisioneve të mëparshme.

Po. I mirëpresim propozimet e ardhura nga opozita por shpresojmë që të ketë pjekurinë për të pranuar të negociojmë.

Hapësira për konsensus që edhe disa projektligje të tjera që do të sjellim të marrin mbështetjen tuaj. I referohem ligjit të dekriminalizimit.

Të përfshijmë ata persona që kanë qenë pjesë e sigurimit të shtetit” tha Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit