Tre perona u plagosën ditën e sotme me thikë për shkak të një konflikti mes tifozëve të Prishtinës dhe Ballkani Raportohen së një nga të plagosurit ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.
Mësohet se tifozët e grupimit Plisat sulmuan ata të grupimit Xhebrailat nga Suhareka dhe sipas drejtorit Sportiv të skuadrës së Ballkanit, Nderim Nexhipi që foli për mediat kosovare
Episodi i shëmtuar bëri që sfida mes Prishtinës dhe Ballkanit të niste me vonesë dhe sa për kronikë ishte skuadra kampione në fuqi e Kosovës ajo që fitoi këtë ndeshje me rezultatin 1-0.
Ballkanit të drejtuar nga Ilir Daja i mjaftoi goli i Rrahanit për të marrë këtë fitore që është e treta radhazi në kampionat, ndërkohë që këtë të enjte, skuadra nga Suhareka do të nisë aventurën e saj në Conference League, në një sezon historik për të teksa për herë të parë ajo merr pjesë në fazën e grupeve të një kompeticioni evropian.