Kjo javë pritet përsëri mot me diell si dhe temperatura (relativisht) të larta.
Sipas MeteoAlb vendi ynë mbetet në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku kthjellimet do të jenë dominante në pjesën e parë të ditës në ultësirën perëndimore.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 32°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Temperaturat gjatë kësaj jave parashikohet të arrijnë deri në vlerat 34-35°C ndërsa për ditën e premte parashikohet rënie e tyre por kryesisht në zonën e veriperëndimit dhe qendër.